Acarohet me PDK-në dhe Nismën këshilltari i Behgjet Pacollit

Aktuale

Acarohet me PDK-në dhe Nismën këshilltari i Behgjet Pacollit

Nga: N.Sh Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:13
Naim Murseli dhe Behgjet Pacolli

Këshilltari i liderit të AKR-së, Behgjet Pacollit, Naim Murseli është acaruar me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën.

Murseli në një postim në Facebook, thotë se PDK dhe Nisma do të ndëshkohen nga qytetarët për keqpërdorimin e flamurit të UÇK-së në fushatë.

Sipas tij, kjo është për të ardhur keq, pasi po luajnë me ndjenjat e qytetarëve për një grusht vota. Ai tutje shton se, populli nuk do t’i voton mashtruesit.

Postimi i plotë:

PDK dhe Nisma do të ndëshkohen nga qytetarët për keqpërdorimin e flamurit të UÇK-së në kohë fushate. Është për të ardhur keq se 21 vjet pas luftës dikush vazhdon të luan me ndjenjat e qytetarëve për një grusht vota. Populli nuk do ti voton më mashtruesit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat