I ashpërsohet dënimi Pjetër Ndrecajt që vrau gruan dhe vajzën

Aktuale

I ashpërsohet dënimi Pjetër Ndrecajt që vrau gruan dhe vajzën

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:56
Pjetër Ndrecaj

Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka ashpërsuar dënimin me burgim të akuzuarit Pjetër Ndrecajt, i cili vrau vajzën dhe gruan e tij.

Kështu nga 24 vjet e 6  muaj sa ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Apeli e ka dënuar më 30 vjet burgim.

“Deri të ngritja e  dënimit erdhi, pasi që Gjykata e Apelit, konkludoi se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar drejtë rrethanat lehtësuese dhe rënduese.  Pastaj se nuk i ka marr për bazë disa rrethana renduese, sidomos faktin se i pandehuri edhe më parë është sjellë në mënyrë të dhunshme me bashkëshorten, tani të ndjerën V.N., se veprën penale e ka kryer në shtëpinë e familjes së saj, në prezencë të anëtarëve të familjes, se ka privuar nga jeta edhe vajzën e tij si dhe një mori rrethanash tjera”, thuhet në komunikatën  e Gjykatës së Apelit, ku u treguar arsye e ngritjes së dënimit.

“Gjykata e Apelit, në këtë rast ka zbatuar dispozitën e nenit 42 të KPRK-së, sipas të cilave parashihet që për veprat penale për të cilat është paraparë dënim jo më pak se 10 vjet, apo dënim me burgim të përjetshëm, gjykata mund të shqiptoj denim me burgim deri në 35 vjet”, thuhet tutje në komunikatë.

I akuzuari më 7 gusht 2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së  viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat