Ish deputetja e LDK-së: Në zgjedhjet e kaluara kemi qenë partia e dytë dhe pretendojmë të dalim e para

Aktuale

Ish deputetja e LDK-së: Në zgjedhjet e kaluara kemi qenë partia e dytë dhe pretendojmë të dalim e para

Nga: H.O. Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 20:47
Lirije Kajtazi

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lirije Kajtazi në një intervistë për “Bota sot”, ka thënë se në zgjedhjet që do të mbahen pas dy dite, pret që të ketë një process të rregullt zgjedhor.

Poashtu, ajo ka thënë se ndikim do të mund të ketë edhe pandemia në këtë proces zgjedhor.

Sipas saj, pavarësisht të thënave gjatë këtyre ditëve, LDK-ja ka një pozicion të mirë në këto zgjedhje, andaj edhe do të dalë e para.

“Së pari shpresoj në një proces zgjedhor të rregullt, kjo do të ishte një fitore, pasi jemi dëshmitar të ndërhyrjes në procese zgjedhore të faktorëve të jashtëm. Së dyti, procesi është i ndikuar shumë edhe nga pandemia gjë që ndoshta nuk do të jetë si të gjitha proceset e tanishme; pandemia ndoshta do të kufizoi shpalosjen e programeve zgjedhore, kontaktin me elektoratin e kështu me rradhë. Dhe së treti, pavarësisht asaj çka është duke qarkulluar në eter, LDK ka pozicion të mirë në këto zgjedhje pasi strukturat e saja janë funksionale. Ne në zgjedhjet e kaluara kemi qenë partia e dytë dhe pretendojmë të dalim e para”, thotë Kajtazi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat