Profesori universitar, Fadil Maloku është njëri nga personat që po kalon Covid-19.
Atij si dhe shumë të tjerë të cilët janë të shtruar në spital nuk u është mundësuar votimi në zgjedhjet e ditës së sotme.
Maloku i indinjuar, në një prononcim ka thënë se kjo është skandaloze .
Ai ka theksuar se përkunder që u ishte premtuar nga KQZ-ja se do të votonin ata nuk mundën ta ushtrojnë të drejtën e votës.
“Skandaloze, KQZ-ja s’na e mundësoj votimin. Përkundër premtimit publik se do të angazhojë ekipe mobile për të votuar gjitha institucionet për shtresat qytetare, KQZ-ja, neve (në spitale)me COVID s’na e mundësoj këtë të drejtë, turp” tha Maloku.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Ata kanë kërkuar nga KQZ-ja të marrë hapa të menjëhershëm për t’u mundësuar votimin personave të shtrirë në klinika që janë të prekur nga Covid-19.