​Numërohen 87.57% e votave: VV deri tash merr 105 mijë vota më shumë se më 6 tetor

Aktuale

​Numërohen 87.57% e votave: VV deri tash merr 105 mijë vota më shumë se më 6 tetor

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Nga 87.57 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.83 për qind ose 326.717 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.50 për qind ose 111.381 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.36 për qind ose 91.278, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.43 për qind ose 50.743, Nisma Socialdemokrate 2.73 për qind ose 18.631.

Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:

https://www.youtube.com/watch?v=g9hyr0WV_mQ&feature=youtu.be

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat