“U kry për sonte”, Haxhiu, Konjufca përmbyllin ditën e zgjedhjeve

Aktuale

“U kry për sonte”, Haxhiu, Konjufca përmbyllin ditën e zgjedhjeve

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 00:27
Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me numërimin e votave të zgjedhjeve nacionale të zhvilluara gjatë ditës së sotme.

Në bazë të rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje fiton bindshëm zgjedhjet e njohura si të 14 shkurtit.

Pas kësaj ka reaguar zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Image

Ajo publikoi disa fotografi me zyrtarët e kësaj partie, ndër ta edhe Glauk Konjufca.

Të gjithë shihen të lumtur pas arritjes së këtyre rezultateve të zgjedhjeve të zhvilluara sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat