VV-ja e Albin Kurtit thyen edhe rekordin e LDK-së së Ibrahim Rugovës të vitit 2001

Aktuale

VV-ja e Albin Kurtit thyen edhe rekordin e LDK-së së Ibrahim Rugovës të vitit 2001

Nga: A.Zh Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:30
Ibrahim Rugova, Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vetëvendosje ka shënuar fitore të thellë në këto zgjedhje, duke marrë numër rekord të votave në nivel të shtetit. 

Kur kanë mbetur ende vota për t'u numëruar, partia e Albin Kurtit ka marrë 372.156 vota.

Kjo thyen edhe rekordin e LDK-së së vitit 2001, ku atëherë me në krye Ibrahim Rugovën kishte marrë 359.851 vota.

 Në ditët në vijim pritet të numërohen të gjitha votat (edhe rreth 3%) si dhe votat me postë e ato me kusht. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat