22 parti në Kosovë që nuk i morën as nga 1 për qind të votave

Aktuale

22 parti në Kosovë që nuk i morën as nga 1 për qind të votave

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:46
22 parti në Kosovë që nuk i morën as nga 1 për qind të votave

Gjithsej 28 parti politike, përfshirë është koalicionet kanë qenë në garë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën dje (e diel, 14.02.2021) në Republikën e Kosovës.

Nga të gjitha këto parti, janë 22 parti politike të cilat nuk kanë arritur të marrin as nga 1 për qind të votave.

Sipas rezultateve preliminare, të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas numërimit të gati 100% të votave, partitë që kanë më së paku vota në këto zgjedhje janë Partia Fjala dhe Partia Balliste.

Ndërkaq edhe 20 parti të tjera, përfshirë këtu edhe shumë parti të minoriteteve nuk kanë arritur të grumbullojnë vota për të kaluar 1 përqindëshin.

Në lidhje me këtë rezultat të zgjedhjeve ka reaguar mbrëmë edhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

“Të nderuar qytetarë, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të ju falënderoj për votat tuaja dhënë Partisë FJALA. Ne FJALA nuk arritëm ta kalojmë pragun zgjedhor. Pavarësisht numrit të votave, ne FJALA nuk do të ndalemi. Ne FJALA nuk jemi themeluar për 1,2 apo 3 palë zgjedhje. Ne FJALA do të vazhdojmë rrugëtimin tonë, të vendosur, me qëllim të pastër, me durim dhe urtësi. Fituesit të këtyre zgjedhjeve, Vetëvendosjes, ia urojmë fitoren. Urojmë Vetëvendosjen që të punoi për interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe interesin e shtetit të Kosovës”, shkruan ai.

Lista e plotë e votave të partive politike:

LVV48.17%

PDK17.35%

LDK13.18%

AAK7.42%

SL5.24%

NISMA2.59%

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat