Ky është zyrtari i LDK-së, ndaj të cilit Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal për rastin Dehari

Aktuale

Ky është zyrtari i LDK-së, ndaj të cilit Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal për rastin Dehari

Nga: M.H Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 14:47
Tomë Gashi

Avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi përmes një postimi në facebok ka publikuar kallëzimin penal të cilin e kishte paralajmëruar ditë më parë për njërin ndër zyrtarët e LDK-së.

Gashi tregoi që bëhet fjalë për ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ish kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga LDK – Sylë Hoxha.

Avokati thotë që ky kallëzim penal vie si shkas I mosveprimit të tij si person zyrtar Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, përcjell “Bota sot”.

Hoxha nuk ndërmorri asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare për të siguruar prova që do të identifikonin vrasësit e Deharit, shkruan më tej Gashi.

Postimi i plotë

Familja e Astrit DEHARIT kërkon drejtësi pa hakmarrje!

Ashtu siç premtuam pas Referendumit për VETËVENDOSJE! ne sot po e publikojmë kallëzimin penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ish kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga LDK - SYLË HOXHA.

Kallëzimi penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar - Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit DEHARI.

Kryeprokurori - Prokurori Sylë Hoxha nuk ndërmorri asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare për të siguruar prova që do të identifikonin vrasësit e Astrit Deharit, urdhërdhënësit për vrasje dhe ata që e fshehen vrasjen e Astritit për më tepër se 4 vite.

#DrejtësipërAstritin

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat