A do të bashkohet AKR-ja me LVV-në? Flet Behgjet Pacolli

Aktuale

A do të bashkohet AKR-ja me LVV-në? Flet Behgjet Pacolli

Nga: N.SH Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 19:42
Behgjet Pacolli, Albin Kurti

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas disa lajmeve të publikuara në media, se partia e tij, do të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje në Qeveri.

Pacolli në një postim në Facebook, shkruan se, AKR-ja e ka pranuar rezultatin zgjedhor. Sipas tij, AKR-ja do të qëndroj në opozitë.

Reagimi i plotë:

Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta. AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te certifikohen dhe të krijohen institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi). AKR do të qëndron ne opozitë qe nga fillimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat