Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 06:02
Ilustrim

Ngjarjet e datës 16 Shkurt 2021

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon ligjëratë me temë “Rrugëtimi i shtet ndërtimit të Kosovës”. (Universiteti i Gjilanit dhe live përmes rrjetit Facebook të Universitetit, ora 11:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish- krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale. (Hagë, ora 11:00)

- Hapet ekspozita e fotografisë së reporterit Asllan Krasniqi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Për nder të 17 Shkurtit,  Ditës së Pavarësisë së Kosovës zhvillohet ndeshja e veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë. (Stadiumi i KF 2 Korriku, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” mban konferencën për media, në të cilën do të shpaloset të gjeturat kryesore dhe vlerësimi i DnV-së lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 14 shkurtit 2021. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 13:00)    

- Oda e Mjekëve të Kosovës shpërndanë Dekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” si dhe Dekoratën për Arritje Shkencore “Musa Haxhiu”. (Objekti i Telemjekësisë në QKUK, ora 14:00)

- Me rastin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës shfaqet filmi ‘Babai’ nga Visar Morina. (Kinema ABC, ora 17:00)

- Koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës. (Salla e kuqe e Pallatit te rinisë dhe sporteve, ora 19:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat