Hoxhaj e Musliu- Shoshi, dy më të votuarit e PDK-së në Malishevë

Aktuale

Hoxhaj e Musliu- Shoshi, dy më të votuarit e PDK-së në Malishevë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:52
Enver Hoxhaj dhe Ariana Musliu- Shoshi

Partia Demokratike e Kosovës në Komunën e Malishevës ka marrë 4 mijë e 266 vota apo 20.61%.

Mediat kanë arritur të siguroi votat e kandidatëve të këtij subjekti që kanë marrë në këtë komunë në zgjedhjet e mbajtura të dielën, me 14 shkurt.

Enver Hoxhaj ka marrë 3 239 vota ndërsa kandidati i dytë që ka siguruar vota më së shumti në këtë komunë është Ariana Musliu- Shoshi me 513 vota.

Më pas vjen Uran Ismaili me 443 vota, Ferat Shala 431, Mergim Lushtaku 385, Memli Krasniqi 345, Bedri Hamza 338, Kujtim Gashi 313, Xhavit Haliti 252, Ganimete Musliu 232 etj.

Rikujtojmë se në këtë rezultat mungojnë votat e dy vendvotimeve në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat