A do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? Ja çfarë thotë Faton Peci

Aktuale

A do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? Ja çfarë thotë Faton Peci

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:13
Faton Peci

Kandidati për deputet nga LVV, Faton Peci, ka thënë se u.d e presidentes Vjosa Osmani është duke pretenduar që të marrë postin e presidentës së ardhshme të Kosovës dhe kësisoji nuk mund të jetë edhe kryetare e një partie.

Peci, pyetjes së analistit Dardan Gashi, se a ka mundësi që Osmani të jetë kryetare e ardhshme e LDK-së, u shpreh se “ Osmani si presidente, s’mund të jetë kryetare e një partie”

“LDK për me i hi një reforme të mirëfilltë nuk mjafton vetëm dorëheqja e kryetarit. LDK ka humb dhe ka fillu degradimin publik më 2014 kur ka thënë se po shkojnë në zgjedhje për ta dërguar PDK-në në opozitë.

Unë mendoj që Vjosa Osmani, me këtë nivel të besueshmërisë që ka ajo e ka për shkak të mbajtjes së fjalës, dhe duhet të jetë presidente e jo kryetare e LDK-së.

LDK duhet të ketë ndryshime në aspektin statutar”, tha ai në “Debat Plus”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat