​Flamuri i Kosovës futet në “Librin e Guinnessit”

Aktuale

​Flamuri i Kosovës futet në “Librin e Guinnessit”

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Flamuri i Kosovës me letra origami ka arritur të futet në librin e rekordeve “Guiness”.

Lajmin e ka bërë të ditur autorja e këtij punimi Arbnora Fejza Idrizi.

Autorja tha se përgatitja e saj ka marrë 1 vjet kohë dhe janë dashur 120 mijë palosje origami.

Ky është njoftimi i saj i plotë:

Të dashur familjar e miq,

Me shumë emocione dhe krenari, dua t'ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami - Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t'i ndajmë me ju nesër.

Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç'do herë.

1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intenzive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror.

Dua të falënderoj përzemërsisht familjen time dhe ekipin e ngushtë që më kanë përkrahur në ç'do hap:Kryetarin e Komunes se Skenderajt Bekim Jasharin, menaxherin Dan Qarkaj, arkitektin Avni Hetemi, profesorët: Gazmend Hamiti, Rema Shabani, Bislim Elshani dhe Rexhep Uka, sponzoret: Komunen e Skenderajt, Ministrine e Kulturës Rinisë dhe Sportit,Meka Hallall Food, Europrinty, Bashkesine Islame te Republikes se Kosoves, KPJ, Foto Kabashi si dhe të gjithë nxënësit që kanë marrë pjesë në këtë punë të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat