Publikohet video/ Me këtë armë u vra Komandant Drini, ja çfarë kishte thënë Sylë Hoxha dikur

Aktuale

Publikohet video/ Me këtë armë u vra Komandant Drini, ja çfarë kishte thënë Sylë Hoxha dikur

Nga: P.R Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:59
Ekrem Rexha, i njohur si Komandant Drini

Publikimi i dosjeve të UNMIK-ut ku flitet për vrasjet politike, si dhe personat e përfshirë në to, ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek këto raste, tashmë kur Gjykata Speciale edhe zyrtarisht ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku ndër tjerash akuzohen edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

E një nga vrasjet për të cilën jepen detaje tronditëse në dosjen e UNMIK-ut, është edhe vrasja e Ekrem Rexhës, i njohur si Komandant Drini, i cili ishte vrarë më 8 maj të vitit 2000.

Por në rrjetet sociale është publikuar një video, ku për vrasjen e Ekrem Rexhës kishte folur edhe ish kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.

Në një debat televiziv vite më parë, Sylë Hoxha kishte deklaruar se hetimi i vrasjeve politike ishte kompetencë e Policisë së UNMIK-ut.

“Shiqoni, tema si temë është mjaft e rëndë, rastet e vrasjeve për të cilat po flasim janë raste të rënda. Jo vetëm për neve si përfaqësues, si panelista por edhe si përfaqësues të organeve që po i përfaqësojmë. Por si e tha zoti Rizë më herët, tek zbulushmeria e rasteve, prej 2006 e këndej. Çka do të thotë kjo, deri në 2006-tën kompetencat për zbulimin e këtyre rasteve në Polici, i kanë pas Policia e UNMIK-ut. Nuk po i hy tash në vlerësimin e punës së tyre, por sigurisht se këtu ka pas ngecje se në Policinë e UNMIK-ut kanë qenë prej shumë e shumë vendeve. Policia e Kosovës edhe nuk ka pas kompetenca, por edhe nuk ka pas kapacitete të mjaftuara për zbulimin e rasteve, pra edhe rastet e vrasjeve politike”, kishte thënë Hoxha, që në atë kohë ishte kryeprokuror i Prizrenit

E sipas asaj që thuhet në dosjet e UNMIK-ut të publikuara në media së fundi, Ekrem Rexha ishte vrarë me armën e tipit Skorpion.

E një gjë të tillë e kishte pohuar edhe Sylë Hoxha shumë vite më parë.

“Kështu që e kemi pas ne deri në këtë kohë një mangësi. Tash ka ardh koha që ne të mobilizohemi dhe ti hapim sytë në këtë drejtim se ka mundësi, spo them për gjitha rastet, por ka shumë shumë mundësi që të zbulohen, bie fjala, unë kam pas rast edhe me hetues të mëhershëm para disa vitesh në bisedë e sipër, thotë a keni naj rast pa zbulum të vrasjeve? Po ne kemi por, so në kompetencë tonë. Për shembull është vrasja e Komandant Drinit. Po edhe komandant Drini thotë është vra me Skorpion. Edhe po thotë, janë bo disa vrasje në këtë periudhën 2 vjeçare të asaj kohe po flas, thotë janë vra me Skorpion. Çka do të thotë, ka bazë, ka elemente këtu për një angazhim më të madh edhe për ne, edhe për me iu afru zbulimit te rasteve të këtilla”, kishte deklarua Sylë Hoxha, përcjellë “Bota sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat