Dy arsyet kryesore pse Vetëvendosja është rritur sipas Fatmir Sejdiut

Aktuale

Dy arsyet kryesore pse Vetëvendosja është rritur sipas Fatmir Sejdiut

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:13
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, rënien e LDK-së dhe për rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila doli partia e parë me rreth 48% pa votat e diasporës dhe ato me kusht.

Sejdiu në Pressing  tha se VV-ja është rritur për dy arsye. E para sipas tij është strategjia interesante dhe joshëse e kësaj partie dhe e dyta, sipas Sejdiut, është një shpërthim i zhgënjimit.

“Unë them se dy çështje janë themelore, e para është ajo që VV-ja ka ecur në etapa, ka pasë një strategji interesante ndoshta edhe joshëse për brezin e ri. Ka pasë një strategji të atakojë pika të caktuara sidomos në situata të mosplotësimeve të projekteve të tjera. E dyta paralelisht është një shpërthim i zhgënjimit dhe i goditjes së drejtpërdrejt të formacionit të LDK-së me pjesën e ofertës së saj me pjesën e pamundësisë së njerëzve të jenë pjesë aktive e proceseve për ndërtimin zhvillimin dhe realizimin e projektit të saj”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat