Fatmir Sejdiu për rrahjen me karrige: Deshën ta shkatërrojnë LDK-në

Aktuale

Fatmir Sejdiu për rrahjen me karrige: Deshën ta shkatërrojnë LDK-në

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:02
Rrahja me karrige në LDK

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se rrahjet me karrige mund të dërgonin deri tek shkatërrimi i brendshëm i LDK-së.

“Deshën ta shkatërrojnë LDK-në”, tha ai.

Ai ka thënë se pakënaqësitë që kanë ndodhur brenda LDK’së janë normale, por që në kuvendet e fundit zgjedhore janë shuar totalisht zërat ndryshe. Ai thotë se ekipi vjetër ka qëndruar në LDK por ai ka dhënë dorëheqje më 2010 për të lejuar një frymë të re brenda subjektit.

“Kemi dhënë dorëheqje që të lëmë duart e lira që të bëjmë një ekip të re. Por nuk jemi larguar, disa kemi qëndruar aty. Është krijuar një fazë e gjeneratës tjetër por nuk jemi larguar. Unë mendoj se mund të ketë pasur ndonjëherë që mund të vije tek pakënaqësie e njerëzve, që edhe mund të kenë të drejtë. Por në dy kuvendet e fundit, mund të quhet dicka sistemore dhe e ka ngushtuar veprimin demokratik brenda”, tha ai.

Sejdiu tha po ashtu se brenda LDK’së ka ende kuadro të cilat mund të kontribojnë për partinë dhe vendin.

“LDK ka njerëz të mirë. Jashtëzakonisht të devotshëm në përcaktimet e tyre dhe me kualitet të lartë. Është gjynah të mos ju jepet shanca dhe të bëhen garë e pjesës së re për kryetar të subjektit politik”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat