Reagon Gazmend Halilaj pas konfiskimit të mbi 400 mijë eurove: Ky nuk është zbulim

Aktuale

Reagon Gazmend Halilaj pas konfiskimit të mbi 400 mijë eurove: Ky nuk është zbulim

Nga: N. Sh Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:50
Gazmend Halilaj

Sot Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda ka zhvilluar një aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.

Pas këtij aksioni u arrestuan dhjetëra persona dhe u konfiskuan mbi 400 mijë euro.

Në lidhje me këtë aksion të Policisë, ka reaguar avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj. Halilaj përmes një postimi në Facebook, thotë se konfiskimi i 400 mijë eurove nuk është zbulim, pasi që, sipas tij, është vjedhur haptas prej vitit 2010.

Sipas tij, njëjtë është vjedhur edhe në autostradën Ibrahim Rrugova, në KEK, PTK, Ministri të Shëndetësisë, privatizime etj. Halilaj lutet që këto para mos të vidhen nga dhoma e evidencave.

Postimi i plotë:

Mos shitni mend. Konfiskimi i 400.000 euro sot tek zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, -nuk është zbulim-, sepse prej vitit 2010 aty është vjedh haptas, sikurse në autostradën I. Rugova, nga 3 milionë euro që është çmimi real u paguan 12 milionë për kilometër, apo siç vjedh haptas në Ministria e Shëndetësisë, KEK, Post-Telekom, privatizim etj, tani e (20) vjet.

Dashtë Zoti, këto para që u konfiskuan sot, të mos vidhen nga dhoma e evidencave. Sido që të jetë, veprimi sotëm, është shumë i mirë, por kjo nuk e arsyeton dështimin e 20 viteve. Tek e fundit për këtë punë paguheni bre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat