Zgjedhjet e brendshme në LDK, Tahiri: Kjo është platforma përmes të cilës LDK i kthehet popullit

Aktuale

Zgjedhjet e brendshme në LDK, Tahiri: Kjo është platforma përmes të cilës LDK i kthehet popullit

Nga: A.Morina Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:13
Xhafer Tahiri

Kryetarit i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, njëherësh kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e brendshme në këtë parti.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar platformën përmes të cilës LDK do t’i kthehet popullit dhe qytetarëve.

“1 anëtar 1 votë për zgjedhjen e kryetarit të LDK dhe të secilit kryetar dege, kjo është platforma  përmes të cilës LDK i kthehet popullit e qytetarëve, kjo është platforma fituese për LDK”, deklaroi Tahiri, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

1 anëtar 1 votë për zgjedhjen e Kryetarit të LDK dhe të secilit Kryetar Dege, kjo është platforma  përmes të cilës LDK i kthehet popullit e qytetarëve, kjo është platforma fituese për LDK.

Pas një kohe të gjatë të mosdëgjimit të zërit ndryshe, zërit të anëtarësisë, ndryshimi duhet të jetë i plotë duke i hapur rrugën garës së vlerave.

Në Kuvendin e LDK të 14 marsit, ky koncept duhet të jetë ndryshimi më i rëndësishëm. Për më tepër, ky koncept garanton jo vetem ndryshim të rendesishem por vë në vend edhe zërin e anetaresise së LDK për udhëheqjen e LDK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat