​Ministra e Financave jep detaje rreth sulmit të sotëm kibernetik

Aktuale

​Ministra e Financave jep detaje rreth sulmit të sotëm kibernetik

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 18:23
​Ministra e Financave

Ministra e Financave njofton qytetarët e Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri më tani.

Të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Në një komunikatë për media thuhet se Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.

Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat