Rusia e pakënaqur me fitoren e Albin Kurtit, ky është postimi i tyre

Aktuale

Rusia e pakënaqur me fitoren e Albin Kurtit, ky është postimi i tyre

Nga: D.RR Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:58
Albin Kurti

Zyrtari i LVV-së, Sabri Kiçmari në një postim në Facebook ka thënë se ministria e punëve të jashtme të Rusisë, në dy postime në Twitter është marrë me Kosovën.

Në të parin është shfaqur pakënaqësia me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, kurse në të dytin është botuar një fotografi me parullën në gjuhën serbe “Kosova është Serbi".

Sipas Kiçmarit, Rusia po aplikon gjuhë të urrejtjes dhe mosdurim si dhe deklarohet hapur kundër normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i tij i plotë:

Në dy postime të njepasnjëshme në twitter Ministria e Jashtme e Rusisë është marrë me Kosovën. Në të parin është shfaqur pakënaqësia me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje!, kurse në të dytin është botuar një fotografi me parullën në gjuhën serbe “Kosova është Serbi!” Në kundërshtim me rregullat minimale të komunikimit diplomatik të një shteti serioz, Rusia, në të dy këto postime, aplikon gjuhen e mosdurimit dhe urrejtjes si dhe deklarohet hapur kundër normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kosova përmes procesit zgjedhor dëshmoi kulturë të lartë demokracie dhe duket se kjo i ka prishur planet ruse për ndërhyrje në vendin tonë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat