Osmani merr mbështetje për Kosovën nga nënkryetarja e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës

Aktuale

Osmani merr mbështetje për Kosovën nga nënkryetarja e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës

Nga: A.Z Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar nënkryetaren e parë të Këshillit Nacional të Zvicrës, znj. Irene Kalin.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se znj. Kalin shprehu mbështetjen për Kosovën dhe dëshirēn për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë.

Tutje ka shtuar se temat e trajtuara gjatë takimit ishin shëndetësia, barazia gjinore si dhe gjithpërfshirja në politikbërje, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Një takim pune jashtëzakonisht i këndshëm e produktiv me znj. Irène KÄLIN, nënkryetare e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës.

Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkobëtare, znj. Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirēn për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë. Shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikbërje, ishin disa nga temat e trajtuara gjatë takimit.

Faleminderit, znj Kälin, për mikpritjen. Ishte nder e kënaqësi

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat