Bashkë me LDK-në, “bien” edhe Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku

Aktuale

Bashkë me LDK-në, “bien” edhe Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku

Nga: D.RR Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:18
Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala

Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt, shënoi rezultatin më të dobët të saj, që prej themelimit të partisë, shkruan “Bota sot”.

Disa nga figurat kyçe të saj mbeten jashtë listës për deputetët, ndërsa disa figura tjera kyçe shënuan rënie prej zgjedhjeve të kaluara.

Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku, ndonëse ishin “shpresa” për këtë parti në këto zgjedhje, ata nuk u rritën me vota, por vetëm u zvogëluan.

Image
LDK në vitin 2019

Në vitin 2019, Kujtim Shala mori 38.921 vota, ndërsa në këto zgjedhje shënoi rënie, duke marrë 32 mijë e 700 vota.

Image
LDK në vitin 2021

Lumir Abdixhiku në vitin 2019 mori 29 mijë e 531 vota, ndërsa në këto zgjedhje mori 25 mijë e 264 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat