Shkrimi emocional i djalit të Sahit Jasharit

Aktuale

Shkrimi emocional i djalit të Sahit Jasharit

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:08
Kujtimi Jashari

Këto ditë në Kosovë po shënohen ditët më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në shënimin e 23 vjetorit të rënës heroike e familjes Jashari, djali i Sahit Jashari, Kujtimi ka bërë një dedikim emocional.

Ai ka thënë se ndjehet krenar për veprën e familjarëve të tij në çdo qelizë të trupit.

“Ashtu si Komandanti Legjendar Adem Jashari me nusen e bashkëluftëtaren e tij Adilen, ashtu si Xheva e Fehmi Lladrovci, ashtu edhe gjyshja ime Sala Jashari luftuan bashkë me gjyshin Hamit Jasharin”, thuhet në shkrimin e Kujtim Jasharit.

Shkrimi i plotë i djalit të Sahit Jasharit:

Unë Kujtim Jashari, nip i Hamit & Sala  Jasharit dhe familjar i gjithsej 15 të rënëve për lirinë e Kosovës, ndjehem i obliguar të shkruaj disa fjalë për Ademat e mi.

E thotë edhe kënga e thotë edhe populli: Këtu i thonë Drenicë t ‘presin flakë për flakë, bash sikur dhe burrat po luftojnë dhe gratë; sepse në atdheun tonë burrat dhe gratë ishin gjithmonë në krah të njëri tjetrit. Ashtu si Komandanti Legjendar Adem Jashari me nusen e bashkëluftëtaren e tij Adilen, ashtu si Xheva e Fehmi Lladrovci, ashtu edhe gjyshja ime Sala Jashari luftuan bashkë me gjyshin Hamit Jasharin. Ndjej mallë për ta çdoherë, por ndjej krenari për veprën e tyre në çdo qelizë të trupit tim. Familja jonë gëzon një reputacion të madh tek i gjithë populli shqiptar, kudo që jetojnë e kudo që punojnë, andaj, ne të rinjtë e kësaj familje duhet të kujdesemi shumë që mos të dalim nga rruga e trasuar nga ta. Ju jemi mirënjohës në çdo ditë të jetës dhe do t'ju jemi mirënjohës për jetë të jetëve, jetës dhe veprës tuaj!

Lavdi, o ADEMAT e mi.

Me krenari,

Kujtim Jashari

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat