Jetlir Zyberaj kërkon dënime për komisionerët që manipulojnë

Aktuale

Jetlir Zyberaj kërkon dënime për komisionerët që manipulojnë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 23:14
Jetlir Zyberaj

Ish-kandidati për deputet i AKR-së në listë të përbashkët me LDK-në, Jetlir Zyberaj thotë se manipulimi më i madh i votave fillon pas mbylljes së vendvotimeve.

“Pasi të numërohen votat për partitë, komisionerët janë të lirë dhe veprojnë sipas dëshirës së vet sa i përket votave të kandidatëve. Ky procesi në QNR është kapitulli i dytë i manipulimit”, tha ai.

Zyberaj thotë se ky problem me kandidatët ndodh që dy-tri palë zgjedhje.

“Familjarët që kanë votuar, iu mungon vota në formularët e zgjedhjeve. Tash ose ata po gënjejnë ose vota është manipuluar nga komisionerët”, thotë ai.

Ish-kandidati për deputet i AKR-së thotë se për manipulimin e votave të tyre janë njoftuar nga vëzhguesit e ndryshëm.

Zyberaj thotë se me votat e AKR-së është manipuluar në Ferizaj, Gjilan, Klinë e Podujevë.

“Vet formularët e publikuar nga KQZ-ja ka jashtëzakonisht shumë paqartësi. Për mua është shumë e pakuptueshme se si ata persona që kanë vendosur numrat në kompjuter t’i kuptojnë shifrat që janë shënuar e më pas fshirë”, deklaroi ndër të tjera Jetlir Zyberaj.

Tutje ai thotë se po të kishte dënime për komisionerët të cilët bëjnë këto manipulime, nuk do të kishte probleme të tilla në të ardhmen.

“Këtu është faji i sistemit që lejojnë këso kriminelësh të bëjnë manipulime. Po të kishte dënime për komisionerët nuk do të kishim këso manipulimesh në të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat