Zeneli: Është tragjike të mendohet që problemi zgjidhet përmes zëvendësimit të një pozite të kryetarit

Aktuale

Zeneli: Është tragjike të mendohet që problemi zgjidhet përmes zëvendësimit të një pozite të kryetarit

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:09
Lulzim Zeneli

Analisti politik Lulzim Zeneli, ka komentuar procesin e sotëm zgjedhor për kryetarin të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Isa Mustafës, për shkak të rezultatit jo të mirë zgjedhor të 14 shkurtit, që e rendit LDK-në në vendin e tretë me 12.73 përqind të votave.

Zeneli tha se LDK-ja duhet të përfshihet në reformë të tërësishme.

Sipas tij vetëm ndryshimi i kryetarit nuk do ta ndryshojë pozicionin e Lidhjes Demokratike në skenën politike.

“LDK është i vetmi subjekt politik i cili ka arritur të bëj të paktën disa hapa në kuptim të frymës demokratike dhe kulturës që e ka kultivuar brenda saj dhe kjo nëpërmjet një procesi që ka dhënë alternativa në disa raste të caktuar.Kjo prej Kuvendit të gjashtë edhe për faktin që nuk kemi pasur epilog pozitiv, i cili më pas edhe u njollos gjithmonë ka pasur alternativa. Deri në vitin 2010-të”.

“Në 2010-tën pastaj ka pasur stagnim. Vota e fshehtë për kreun e partisë nuk është përsëritur nga viti 2010-të. Është zgjedhur me aklamacion. Tani jemi në një situatë ku LDK-ja po e mban këtë Kuvend në një situatë shumë të jashtëzakonshme pas një rezultati tejet skandaloz. Si një subjekt politik i cili është ranguar shumë ultë”.

“Është tragjike të mendohet që problemi zgjidhet përmes zëvendësimit të një pozite të kryetarit me ndonjë tjetër pa një qasje reformative të tërësishme të partisë, që do të prodhojë rezultate që do ta ndryshojnë pozicionin e LDK-së në skenën politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat