Ky është komenti i Arban Abrashit pas fitores së Abdixhikut

Aktuale

Ky është komenti i Arban Abrashit pas fitores së Abdixhikut

Nga: D.RR Më: 14 mars 2021 Në ora: 20:23
Arban Abrashi dhe Lumir Abdixhiku

Arban Abrashi ka uruar kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun për fitoren e tij në Kuvendin Zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, thotë se LDK do të rikthehet fuqishëm.

Abrashi ka falënderuar edhe ish-kryetarin Isa Mustafa.

Shkrimi i plotë i Abrashit në Facebook:

LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë. Faleminderit Kuvendarëve,

për bashkëpunimin e mirë e që bënë çmos për të respektuar masat.

Faleminderoj Kryetarin e deritanishëm Isa Mustafa, për kontributin dhe punën e palodhshme, gjatë mandatit në krye të LDK-së

Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm 

Shëndet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat