Cakaj tregon se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij

Aktuale

Cakaj tregon se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij

Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:57
Gent Cakaj

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij, Shkelzen Cakaj.

Cakaj kishte kërkuar ndihmë në rrjetin social Facebook, për të gjetur plazmë gjaku nga ata që e kanë kryer COVID-19, për babanë e tij të infektuar me COVID.

“Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë”, ka shkruar Cakaj.

Ai ka falënderuar të gjithë për gatishmërinë për ndihmën që i kanë dhënë sot për babanë e tij.

Miq e dashamirës, Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin. Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë! Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Zoti ju ruajt!”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat