Flet Peci, tregon a do të jetë ministër i Kulturës

Aktuale

Flet Peci, tregon a do të jetë ministër i Kulturës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 12:34
Faton Peci

Faton Peci është njëri ndër kandidatët më të votuar të ‘listës Vjosa’ brenda subjektit Vetëvendosje.

Peci ka siguruar ulëse në Kuvend për herë të parë prej kur kandidon, ai në zgjedhjet e 14 shkurtit, është votuar nga 25.307 persona.

Por Peci mund të mos ulet as këtë hërë në ulëset e Kuvendit si deputet, por si ministër.

Media nga burime të veta ka mësuar se ‘lista Vjosa’ ka propozuar Faton Pecin, për ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Peci në këtë ministri ka punuar në kohën kur kjo ministri udhëheqej nga Kujtim Shala.

Në një përgjigje të shkurt, Peci nuk e ka mohuar se do ta udhëheqë këtë ministri. “Jo, nuk ka asgjë përfundimtare” tha ai.

Kujtojmë se seanca konstituive do të mbahet më 22 mars, e cila kryesohet nga deputeti më i vjetër dhe më i riu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat