Hoti: Sot merret vendimi për pushimin pranveror në shkolla

Aktuale

Hoti: Sot merret vendimi për pushimin pranveror në shkolla

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:05
Pamje nga takimi

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas një takimi me krerët e institucioneve shëndetësore ka treguar që në mbledhjen e ditës së sotme pritet të rishikohen masat në fuqi dhe të vendoset për pushimin pranverorë në të gjitha nivelet e arsimit.

Njoftimi i plotë i kryeministrisë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në takim me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, Drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, Ministrin në detyrë të  Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj,  Zëvendësministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, ka analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19.

Pas analizës është marrë vendim që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi Anti Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat