Ky është zyrtari që e shkarkoi për herë të fundit partia e tij, Pozhari: E mbijetuara e vetme në LDK, me 9 shpirtra

Aktuale

Ky është zyrtari që e shkarkoi për herë të fundit partia e tij, Pozhari: E mbijetuara e vetme në LDK, me 9 shpirtra

Nga: A.Zh Më: 20 mars 2021 Në ora: 16:36
Emrat e LDK-së që mbetën jashtë Kryesisë së partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur sot Kryesinë e re të saj.

Jashtë Kryesisë kanë mbetur emra nga garda e vjetër e LDK-së.

Agim Veliu, Haki Rugova, Skënder Hyseni, Ismet Beqiri, Muharrem Sfarça, Arban Abrashi e Driton Selmanaj, nuk do të kenë asnjë funksion në LDK.

Me mbetjen jashtë të tyre nga Kryesia e partisë, ka ironizuar gazetari Xhevdet Pozhari, përcjell Bota sot.

“E "mbijetuara" e vetme, Besa Gaxherri. Kjo nëntë shpirtra i ka”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Në një postim tjetër, Pozhari ka izonizuar edhe me Veliun.

“Sot, Agim Veliun, i cili qeverisi pothuajse për dy dekada në pozita të ndryshme lokale dhe qendrore, partia e tij “e shkarkoi” për herë të fundit”, ka shkruar ai.

Gazetari ka “ngacmuar” edhe Hysenin.

“Edhe Skendën jashtë, a? Ani ky nuk nxinte shumë vend!”, ka shkruar më tej ai në Facebook.

“Mos u mërzitni, ka edhe më keq. Dardan Molliqaj p.sh”, ka shkruar Xhevdet Pozhari./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat