AAK nuk e voton Qeverinë Kurti 2 e as Osmanin për presidente

Aktuale

AAK nuk e voton Qeverinë Kurti 2 e as Osmanin për presidente

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:29
Pal Lekaj

Përfundimisht AAK ka vendosur të mos e votojë qeverinë Kurti 2 e as të mos qëndrojë në seancën kur pritet të zgjidhet Oamani për presidentet.

Këto deklarata i bëri deputeti i AAK-së, Pal Lekaj pak minuta para se të bëjë betimin për deputet në legjislaturën e 8-të.

Ai tha se sjellja e VV-së ka bërë që ata të mos i përkrahin dhe as Osmanit të mos ia bëjnë kuorumin.

Ndryshe sot do të formohet Qeveria Kurti 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat