Tahiri: Logjika e Kurtit ishte kritika, kurrë alternativa

Aktuale

Tahiri: Logjika e Kurtit ishte kritika, kurrë alternativa

Më: 22 mars 2021 Në ora: 18:56
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se qasja e Albin Kurtit është arbitrare.

Ai shtoi se logjika e Kurtit ka qenë gjithmonë kritika e kurrë alternativa.

“Uroj që të kemi bashkëpunim. Jemi të vetëdijshëm që gara zgjedhore ka përfunduar. Tani urojmë që të kemi sa më shumë tema që na bashkojnë. Në emer të GP të AAK, kjo seancë ka filluar me një rend jodemokratik. Fituesi që nga fillimi ka ndërtuar një diskurt politik përjashtues, i shtyrë nga logjika populiste. Fituesi ka zgjedhur procedurën përpara përmbajtjes, jemi në seancë ku nuk kemi program.

Flitet për kauzat që Kurti i ka bërë. Nuk kemi asgjë kundër figurës së Kurtit e Konjufcës, jemi kundër secilës logjikë dominuese, arbitrare që po e përfaqësoni. Refuozjmë në cfarëdo formë këtë kulturë poltike të njëanshme. Mbi cdo interes të vecantë, mbi secilindo personalitet qëndron kultura jonë poltike. Ne jemi të vetëdisjhëm për sfidat, ne i gëzohemi secilit sukses të secilës qeveri.

Megjithatë shihet shumë qartë se qasja të cilën e ka marrë fituesi është qasje arbitrare që në asnjë moment nuk i duhet vendi. Lideri ynë, Ramush Haradinaj ka dhënë prova që kur është e ardhmja e këtij vendi marrim përgjegjësi. Logjika e Kurtit ka qenë kritika, kurrë alternatika. Gjithë e ka adresu vetëm te zezën. Shteti e politika nuk janë eksperiment. Për këtë qëllim si AAK duke refuzuar votimin për qeverinë, e ftojmë Kurtin të ketë reflektim në këtë temë. Fituesi duhet të ofrojë qasje të komunikimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat