Matoshi i AAK-së me fjalë të mëdha për Avdullah Hotin

Aktuale

Matoshi i AAK-së me fjalë të mëdha për Avdullah Hotin

Më: 23 mars 2021 Në ora: 14:07
Halil Matoshi

Zyrtari i AAK-së, Halil Matoshi, ka deklaruar sot se veprimi i ish-Kryeministrit Avdullah Hoti, për të ia dorëzuar personalisht detyrën shefit të ri të Qeverisë, Albin Kurtit, paraqet kulturë politike dhe shkollë prej burrështeti.

Ish-zëvendësministri i Kulturës në Qeverinë Hoti, ka shkruar në Facebook se Lidhja Demokratike e Kosovës është aset kombëtar i Kosovës.  

“LDK është aset kombëtar i Kosovës, e patundun në idenë e shtetit për tre dekada, anipse po jeton një periudhë të shtirë!”, ka shkruar Matoshi.

Matoshi thotë se veprimi i Hotit për të ia dorëzuar personalisht postin Kryeministrit të ri, Albin Kurtit, gjë që ky i fundit s’e kishte bërë me Hotin, paraqet kulturë politike.

Postimi i plotë

LDK âsht aset kombëtar i Kosovës, e patundun në idenë e shtetit për tre dekada, anipse po jeton ni periudhë të shtirë!
Avdullah Hoti mund të mos jetë Kryeministri ma i mirë, por po qe fati dhe “psikosomatika e frymës së kohës” (Peter Sloterdijk) ishin kundēr tij, sëkëndejmi ishte ni kryeminister normal në rrethana jonormale!
Akti i tij i sotshëm, kur u ngrit në naltësinë e detyrës, tue i dorëzu postin Kryeministrit Kurti me ceremoni shtetnore (gjâ që Kurti s’e bani!?) paraqet kulturë politike dhe shkollë prej burrështeti!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat