Islami: Ka filluar gjuetia e shtrigave ndaj Liburn Aliut

Aktuale

Islami: Ka filluar gjuetia e shtrigave ndaj Liburn Aliut

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:35
Gazmend Islami dhe Liburn Aliu

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, i ka dalë në mbrojtje ministrit të ri të ambientit, Liburn Aliut, pasi u raportua për një aktakuzë ndaj tij.

Islami thotë se Aliun e njeh nga koha e studimeve në vitet e 90-ta dhe është i dëshmuar me kohë si patriot dhe atdhetar i flakët, luftëtar i orëve të para, i burgosur politik.

Ai tutje ka shkruar se tash kur është zgjedhur ministër, gjuetia e shtrigave ka filluar, vetëm pse oligarkëve ju ndali hapin.

Postimi i tij:

Liburn Aliun e njoh nga koha e studimeve në vitet e 90! I dëshmuar me kohë si patriot dhe atdhetar i flakët, luftëtar i orëve të para, i burgosur politik!

Tash kur është zgjedhur ministër, gjuetia e shtrigave ka filluar, vetëm pse oligarkëve ju ndali hapin!

Edhe pse politikisht qëndrojmë krejtë në anë të kundërta, vlersimi për figurën e tij si njeri shtetformues më bënë të rreshtohem çdo herë ka e drejta!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat