Ferizaj me 7 deputetë dhe një ministër

Aktuale

Ferizaj me 7 deputetë dhe një ministër

Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:21
Valon Ramadani dhe Hekuran Murati

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Valon Ramadani përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se komuna e Ferizajt në këtë legjislaturë ka arritur t’i ketë shtatë deputetë nga kjo parti.

Ai po ashtu ka theksuar se një prej ministrive më të rëndësishme ajo e Financave dhe Transfereve i është besuar pikërisht Hekuran Muratit që vjen nga ky qytet.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Në këto zgjedhje, ne si Ferizaj e kemi fituar vëmendjen që moti e kemi merituar.

Njëri nga ministrat më të rëndësishëm, Hekuran Murati i Financave dhe Transfereve është po ashtu nga qyteti ynë dhe në Kuvend përfaqësohemi me 7 deputetë, e në listën e pritjes, i pari është gjithashtu nga Ferizaji.

Ju falënderojmë përzemërsisht e do të punojmë që ta meritojmë besimin tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat