AstraZeneca tregon se kur do të arrijnë në Kosovë dozat e para të vaksinës anti-Covid

Aktuale

AstraZeneca tregon se kur do të arrijnë në Kosovë dozat e para të vaksinës anti-Covid

Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:27
AstraZeneca

Covax pritet që gjatë muajit prill të furnizoje 82 shtete të botës me doza të vaksinës anti-Covid.

Lajmin e kanë konfirmuar Covax.

Nuk dihet nëse edhe Kosova do të përfshihet në këtë shpërndarje me 24 mijë dozat e para të premtuara nga BE-ja.

Covax ka sqaruar se është në fazën e prodhimit të vaksinës AstraZeneca dhe se dozat e planifikuara për furnizim në muajin mars do të realizohen gjatë prillit.

“Covax ka njoftuat pjesëmarrësit se dozat e vaksinës AstraZeneca-Oxford të planifikuara për muajin mars tani do realizohen në prill. Duke pas parasysh faktin që gjendemi në fazat e para të prodhimit dhe furnizimit me vaksinat për Covid-19, kompanitë prodhuese kanë nevojë për koha për të zgjeruar dhe optimizuar proceset e prodhimit. AstraZeneca që përdor një rrjet distribuimi me shtrirje ne një numër të konsiderueshëm shtetesh, po punon intensivisht të arrij shpërndarjen fillestare për 82 shtete nëpërmjet Covax ne javët në vijim”, thuhet në përgjigjen e kompanisë Covax.

Me ardhjen e këtyre vaksinave pritet që të vaksinohet një pjesë e qytetarëve të Kosovës si dhe e stafit shëndetësor,

COVAX pritet ta furnizojë Kosovën në total me 100 mijë e 800 vaksina kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat