Muja: Jo mbyllje, duhet të gjejmë masa të tjera

Aktuale

Muja: Jo mbyllje, duhet të gjejmë masa të tjera

Më: 1 prill 2021 Në ora: 21:02
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja i ftuar në emisionin “Direkt”, konsideron se mbyllja totale e vendit nuk është zgjidhje, gjersa u shpreh i hapur për gjetjen e forma tjera të cilat do të çonin në uljen e numrit të të prekurve me COVID-19.

“Ne duhet të gjejmë forma tjera, jo mbyllje, duhet të jetë kufizim që të limitohet numri i rasteve, në proporcion me kapacitet tona shëndetësore, dhe pastaj të punohet urëgjenc në vaksinimin,” – u shpreh Muja.

Ai tha se pandemia ka lënë pasoja në ekonomi dhe shoqëri dhe shtoi se duhet të mendohet se si të rikthehen njerëzit në jetën normale.

Po ashtu, ai ka thënë se  Arben Vitia ka përshpejtuar ardhjen e vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat