Kandidati për president: E pyeta Vjosën ‘a idhnohesh me t’sfidu’?

Aktuale

Kandidati për president: E pyeta Vjosën ‘a idhnohesh me t’sfidu’?

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:03
Nasuf Bejta

Sot pritet të mbahet seanca për votimin e Presidentit. Përveç Vjosa Osmanit, në garën për të parin e shtetit do të kandidoj edhe Nasuf Bejta.

Se do të jetë kundër kandidat i Osmanit e ka thënë vet Bejta për KosovsPress.

Bejta i kontaktuar nga KosovaPress tha se ai ka qenë i gatshëm të jetë kundër kandidat i gjithsecilit e jo vetëm i Osmanit. Ndërkohë ka thënë se ai është kandidat serioz

Bejta: Do të jetë kandidaturë serioze, kam qenë i gatshëm t’i sfidoj të gjithë

“Do të jetë një kandidaturë shumë serioze mendoj, tash të shohim. Kam qenë i gatshëm ta sfidoj secilin prej kandidatëve, pse jo edhe Vjosën. Secili që do të fitoj do ta urojmë njëri tjetrin”, tha ai për KosovaPress.

Bejta thotë se dëshira për ta sfiduar vetën e shtyri që të jetë kandidat për të parin e shtetit. Madje tha se humbja nga një kandidat i mirë do ta konsideronte si fitore

Bejta: Humbjen nga një kandidat i mirë do ta konsideroj si fitore

“I dua sfidat, shumë i dua sfidat dhe jam tip i tillë që edhe me humb prej dikujt që është i mirë e konsideroj si fitore”, tha ai.

Për më tepër se një muaj Bejta thotë ta ketë njoftuar edhe Osmanin për kandidaturën e tij.

Bejta: E pyeta Vjosën se ‘A idhnohesh me të sfidu’?

Më tepër se një muaj ka që e kam pyetur Vjosën se, ‘a idhnohesh me t’u bërë kundër kandidat’ dhe ajo më tha: ’nëse je i gatshëm dil sfidojem dhe do ta sfidoj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat