Albin Kurti u “tërhoq”, por vazhdojnë të mos lëshojnë “pe”” Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj

Aktuale

Albin Kurti u “tërhoq”, por vazhdojnë të mos lëshojnë “pe”” Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj

Më: 3 prill 2021 Në ora: 13:55
LDK

Pavarësisht pse kryeministri i vendit, Albin Kurti mori vendim që të tërhiqet nga iniciativa për ndryshimin e ligjit për zgjedhje, ku do t’i mundësohej opozitës të votonte nëpër ambasada e konsullata, nga LDK tre deputetë nuk kanë ndryshuar ende mendje.

Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti pavarësisht kërcënimit të Albin Kurtit që t’i çojë në zgjedhje të reja, ata nuk kanë ndërruar mendje.

Kështu kanë thënë burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, LDK do të marrë pjesë në seancën e paralajmëruar për sot, ku pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente.

Këtë e ka konfirmuar, nënkryetari i parë i kësaj partie, Lutfi Haziri.

“Po, do të marrim pjesë në seancë”, tha shkurt ai.

Ky vendim i LDK-së vjen pas tërheqjes së Projektligjit për Zgjedhjet në Kosovë.

Ndryshe, sot Glauk Konjufca ka njoftuar për tërheqjen e këtij projektligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat