Vlora Dumoshi thotë se s’ka informacione se sot do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit

Aktuale

Vlora Dumoshi thotë se s’ka informacione se sot do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:17
Vlora Dumoshi

Sot është thirrur edhe zyrtarisht mbledhja e kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca për zgjedhjen e presidentit.

Në njoftimin e Kuvendit, bëhet e ditur se Kryesia është mbledhur në ora 15:00.

“1. Kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, është pika e vetme e rendit të ditës.

Po ashtu, media merr vesh se seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit pritet të caktohet për në ora 18:00.

LDK-ja ka deklaruar se do të marrë pjesë në votim, por te grupi i saj parlamentar ka pikëpyetje nëse disa deputetë do të respektojnë vendimin e kryesisë së partisë.

E lidhur me këtë, media ka kontaktuar me deputeten Vlora Dumoshi, për ta pyetur se a do të marrë pjesë në seancën ku pritet të votohet presidenti i ri i Kosovës.

E njëjta ka thënë se deri më tani nuk ka informacione se do të mbahet kjo seancë.

“Nuk kemi info deri më tani”, tha shkurt Dumoshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat