Komplikohet çështja e zgjedhjes së presidentit, LDK ia vendos këtë kusht Kurtit dhe Osmanit

Aktuale

Komplikohet çështja e zgjedhjes së presidentit, LDK ia vendos këtë kusht Kurtit dhe Osmanit

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:41
Arben Gashi

(E plotësuar 16:05) - Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit të vendit nëse pozita nuk heq dorë nga projektligji për zgjedhje të përgjithshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, tha se presin që projektligji të tërhiqet, ndërsa ka thënë se kanë vërejtje edhe sa i përket nënshkrimeve për kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ai tha se nuk do të marrin pjesë në seancë nëse nuk marrin garanci që do të ketë një reformë zgjedhore substanciale.

Gashi: Si LDK presim që të tërhiqet ai projektligj

“Ne kemi vërejte se ka një ndërhyrje në listën nënshkruese të deputetëve të cilët janë nënshkruar si përkrahës të njërit nga kandidatët dhe kjo ndërhyrje duhet të sqarohet, duhet të shihet se si ka ndodhur sepse kemi një moment kur janë shlyer në mënyrë fizike tre emra dhe është vazhduar me tre emra të tjerë. Kjo ndërhyrje është ndërhyrje fizike, pra është mbuluar kush ka qenë këtu nënshkrues dhe ne nuk e dimë çka ka ndodhur me këto lista të nënshkruara. Prandaj, ne si LDK presim që të tërhiqet ai projektligj, që të merret garanci që do të kemi reformë substanciale në aspektin e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë sepse nuk ka emergjencë, nuk ka emergjencë, ai ligj nuk ndikon tek zgjedhjet lokale... Këto akrobacione që ia ka bërë z.Kurti mbrëmë dhe partia e tij janë të rrezikshme për demokracinë dhe ky shembull, kjo mendësi e sjelljes në Kuvend dhe në vend duhet të ndalojë. Pra, ne duam garanci që kjo do të ndalojë dhe normalisht pastaj do të marrim vendimet dhe veprimet tona... Pa u zgjidhur këto probleme ne nuk marrim pjesë...”, tha ai.

Gashi tha se janë për reformë substanciale zgjedhore dhe që diasporës t’i mundësohet votimi në ambasada dhe në konsullata, por që tha se nuk janë që kjo të bëhet në mënyrë arbitrare

Gashi: Ne kërkojmë që të kemi një proces i cili është proces transparent

“Nuk e dimë se çka ka thënë z.Konjufca, ne kërkojmë që të kemi një proces i cili është proces transparent, gjithëpërfshirës ku përfshihen edhe shoqëria civile edhe partitë parlamentare edhe partitë jashtëparlamentare se bëhet fjalë për rregullat e kandidimit për zgjedhje. Pra, bëhet fjalë për një gjithëpërfshirje, nuk bëhet fjalë për sjellje apo teke individuale sepse dihet që për herë të parë një parti e cila është në pushtet kërkon që t’i vendos rregullat, kjo është e papranueshme. Nuk ka asnjë vend demokratik që e bënë këtë punë, këtë procese në të gjitha vendet demokratike i udhëheq opozita, ndërsa ajo që kemi pa mbrëmë ka qenë sjellje e çoroditur politike, e paarsyeshme, e pakuptueshme”, tha ai.

I pyetur rreth qëndrimit të LDK-së për votimin e presidentit të vendit, ai tha se ka një qëndrim të kryesisë së LDK-së.

Gashi: Kemi një qëndrim të kryesisë së LDK-së që ne do të marrim pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit

“Do ta shqyrtojmë, ne kemi një qëndrim të kryesisë së LDK-së që ne do të marrim pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, nuk kemi fol për emra konkret se nuk kemi pasur deri në këtë moment propozime konkrete, tash kemi propozime konkrete për president dhe tek propozimi konkret ka vërejtje se është ndërhyrë në dokumentin origjinal”, tha ai.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit do të mbahet në orën 18:00.

***

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Qeveria duhet të tërheq propozimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet dhe të jepet garanci që do të ketë reformë substanciale,  si kusht për pjesëmarrje në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Ajo ka thënë se nënshkrimet për thirrjen e seancës së presidentit ka pasur ndërhyrje.

“Ne kemi kërkuar nga Kurti e Kuvendi që të tërhiqet projektligji i propozuar. Kërkesa jonë nuk është për teke, por për herë të parë një shumicë parlamentare tenton në mënyrë arbitrare të ndryshoj rregulla.

“Pa zgjidh këtë problem ne nuk marrim pjesë në seancë. Kërkojmë që të kemi proces transparentë. Të ketë gjithpërfshirje, partia në pushtet kërkon t’i bëjë rregullat për vete. Sjellja e mbrëmshme ka qenë e papranueshme  e pakuptushme”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat