Votojnë Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala

Aktuale

Votojnë Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po votohet për presidentin e ri të vendit janë edhe deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Janë pikërisht ish-bashkëpartiakët e Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala që kanë vendosur të votojnë për kandidatët për president.

Dyshja janë parë duke dhënë votën e tyre, që padyshim është e fshethë dhe nuk dihet se kujt do t’i takojë, Vjosa Osmani apo Nasuf Bejtës.

Për dallim nga këta të dy është Agim Veliu nga LDK që refuzoi të votojë për kandidatët për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat