​Tahiri: Ndërkombëtarët të mos heshtin para krimeve serbe

Aktuale

​Tahiri: Ndërkombëtarët të mos heshtin para krimeve serbe

Më: 5 prill 2021 Në ora: 13:39
Abelard Tahiri

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe në kompleksin memorial të varrezave në fshatin Rezallë, në përkujtim të Masakrës së Rezallës të kryer dy dekada më parë nga ushtria e policia serbe.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kryesit e këtyre krimeve vazhdojnë të jetojnë të lirë derisa kërkoi nga ndërkombëtaret që mos të heshtin përballë këtyre krimeve.

Tahiri: Komuniteti ndërkombëtar mos të hesht para krimeve që serbet kanë kryer në Kosovë

“Edhe njëherë kërkojmë e i bëjmë thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar që mos të heshtin para këtyre krimeve që kanë ndodhur më vendin tonë para dy dekadave, mos të heshtin para këtyre krimeve, derisa kryesit e veprave nuk dënohen asnjëherë nuk do të ketë qetësi mes popujve në këtë pjesë të Evropës”, tha ai.

Tahiri tha se vendosja e drejtësisë është e domosdoshme.

Kosova sot përkujton Masakrën e Rezallës të kryer 22 vjet më parë nga ushtria e policia serbe të cilët ekzekutuan 98 shqiptarë, në mesin e tyre pleq e fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat