Bajqinovci: Për 12 vite rresht do të qeverisë LVV-ja

Aktuale

Bajqinovci: Për 12 vite rresht do të qeverisë LVV-ja

Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:22
Mefail Bajqinovci

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka dhënë parashikimin e tij sa i përket jetëgjatësisë të qeverisjes së Qeverisë “Kurti 2”.

I ftuar në emisionin “Direkt” ai është shprehur i bindur që Qeveria, pjesë e së cilës është vet ky, do të udhëheqë me Kosovën për tri mandate të plota.

Bajqinovci tutje tha se pas 12 vitesh Qeveria “Kurti 2” do të jetë partia e parë që do ta sjell Kosovën më afër BE-së dhe afër shumë mekanizmave të tjerë të cilët i kanë kërkuar dhe nuk i kanë lejuar për, siç thotë ai, shkaku hajnisë.

“Në katër vitet e ardhshme Qeveria ‘Kurti’ do ta menaxhojë këtë vend për 4 + 4 + 4 (vjet), pastaj do të shohim kur do ta vendosim një sistem dhe ne do të jemi Qeveria e parë e cila do ta sjellë Kosovën më afër BE-së,“- ka thënë Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat