Zyba i VV-së tregon se a është takuar me deputeten e AAK-së

Aktuale

Zyba i VV-së tregon se a është takuar me deputeten e AAK-së

Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:08
Salih Zyba

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba ka folur rreth akuzave nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, se ka qenë `sekser` i votave për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Ai ka pranuar se ka kontaktuar dhe janë takuar me deputetën e AAK-së, Albana Bytyçi në Suharekë, me ç’rast kanë diskutuar edhe për çështjen e presidentit.

Zyba në emisionin “Imazh” ka thënë se ka kërkuar të kuptojë nesë ka votë nga Bytyçi e AAK-së, për Vjosa Osmanin presidente.

“Jam takuar me të dhe vëllain e saj, jemi takuar në një nga kafenetë e Therandës, folëm edhe për çështjen e presidentit, ka pasur një vullnet, por ajo ka përfillur qëndrimin e partisë, derisa Haradinaj ka bërë disa deklarata jo të duhura”, tha Zyba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat