Nagavci prezanton shefen e Stafit të Kabinetit në Ministrinë e Arsimit

Aktuale

Nagavci prezanton shefen e Stafit të Kabinetit në Ministrinë e Arsimit

Më: 8 prill 2021 Në ora: 20:13
Edita Buçinca dhe Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se shefe e stafit të kabinetit në këtë ministri do të jetë Edita Buçinca.

Nagavci ka njoftuar se Buçinca ka punuar si asistente në Universitetin e Prishtinës.

“Edita Buçinca do të jetë shefe e Stafit të Kabinetit në ministrinë tonë.

Edita Buçinca i ka përfunduar studimet themelore në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze pranë Fakultetit të Filologjisë të Uniersitetit të Prishtinës, ku ka punuar si asistente e lëndës së Gramatikës së gjuhës angleze, ndërsa studimet pasuniversitare në fushën e Qeverisjes së arsimit dhe Metodologjisë së vlerësimit të programeve arsimore i ka përfunduar në Universitetin Lihaj (Lehigh University) dhe në Univesitetin e Minesotës (University of Minnesota) në SHBA, si bursiste e programit prestigjioz Ron Broun (Ron Broën), të financuar nga Qeveria amerikane (Zyra për Çështje të Arsimit dhe Kulturës e Departamentit të Shtetit) si dhe e Departamentit për Politika dhe Administrim të Arsimit dhe Institutit për Integrim të Komuniteteve pranë Universitetit të Minesotës”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat