Vlora Dumoshi thotë se për këtë çështje duhet t`i lihet hapësirë Qeverisë Kurti

Aktuale

Vlora Dumoshi thotë se për këtë çështje duhet t`i lihet hapësirë Qeverisë Kurti

Nga: A.M. Më: 9 prill 2021 Në ora: 11:59
Vlora Dumoshi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi, ka komentuar punën e Qeverisë së Kosovës, si dhe emërimet e kësaj të fundit.

Dumoshi në një postim në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet pandeminë.

 Po ashtu, ajo ka thënë se me pazaret politike dhe tregtinë me deputet e futen një frymë të pazareve anadollake brenda kuvendit.

“Mixhallaret e jakobinëve të rinj paskan qenë gjithnjë profesional dhe të zot. Vetëm paskan pritur përfundimin e mesjetës dhe fillimin e renesancës për të dalur në sipërfaqe”, ak shrkuar Dumoshi në Facebook.

Postimi i plotë:                                                           

Një konstatim në vend të kritikës.

Alternativa populiste sapo ka filluar qeverisjen dhe na duhet t’ju lëmë pak kohë që ta shohim pazotësinë e tyre në tërësi. Mirëpo, trendi sapo ka filluar:

1. Pandemia nuk ishte prioritet parësorë për këtë qeveri.

2. Pazaret politike dhe tregtia me deputet e futen një frymë të pazareve anadollake brenda kuvendit.

3. Mixhallaret e jakobinëve të rinj paskan qenë gjithnjë profesional dhe të zot. Vetëm paskan pritur përfundimin e mesjetës dhe fillimin e renesancës për të dalur në sipërfaqe.

Standardet e dyfishta dhe konfuzioni që ju ka kapluar ende pa i arritur 100 dite qeverisje druaj se do t’ju demaskoje shume para kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat