Shqetësuese, mbi 4 mijë raste pozitive për një javë!

Aktuale

Shqetësuese, mbi 4 mijë raste pozitive për një javë!

Më: 11 prill 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustruese

Për një javë në Kosovë u shënuan mbi 4 mijë raste me koronavirus.

Sipas raporteve të IKSHPK-së, që nga e hëna (5 prill) deri më sot (11 prill), u shënuan 4341 raste me Covid-19.

Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe shqetësues.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, në vend vazhdojnë të jenë në fuqi masat kundër këtij virusi.

Nga ora 22:00 deri në 05:00 në gjithë vendin ka orë policore.

Gastronomia do të jetë e mbyllur deri me 18 prill 20121, lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “Take away”.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Po ashtu qendrat tregtare janë të mbyllura deri më 18 prill. Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapacitetit. U mbyllën fitneset, ndërsa u lejuan vetëm ato në ambiente të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat