​Servais: Rruga e Kosovës drejt BE dhe NATO-s është e qartë

Aktuale

​Servais: Rruga e Kosovës drejt BE dhe NATO-s është e qartë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:41
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot priti në takim shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Ministrja Gërvalla falënderoi Servais për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Belgjika i ka ofruar vazhdimisht Kosovës.

Gjatë këtij takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, si dhe për rifillimin e konsultimeve të rregullta mes dy qeverive. Gjithashtu u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Servais rikonfirmoi mbështetjen e shtetit belg për perspektiven evropiane të Kosovës, dhe njëherësh u potencua se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s është e qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat